
Vuçiq “dhezet” në fjalim, i quan “kopilë” ndërkombëtarët teksa flet për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka eskaluar në një fjalim kundër ndërkombëtarëve nëpër shi, të mbajtur të dielën para banorëve të Krajinës.
Siç raporton mediumi Nova, Vuçiq citohet të ju ketë referuar bashkësisë ndërkombëtare si “kopilë”, duke pretenduar se po e dobësojnë Serbinë në arenën ndërkombëtare, përcjell Insajderi.
“Sikur të kishit qenë të drejtë dhe të kishit thënë, ne gabuam për Kosovën, ne gabuam për Republikën Serbe. Na jepni diçka që të shohim se çfarë mund të bëjmë për ju. Jo, nuk e thatë kurrë këtë. Sepse ju të mëdhenjtë, të fuqishëm dhe të fortë, arrogantë nuk jeni ata që gaboni. Jemi ne, të vegjlit, që gabojmë. Ne, dhe vetëm ata që nuk duan të jenë shërbëtorët dhe nënshtetasit tuaj. Dhe asnjë serb nuk dëshiron të jetë shërbëtori juaj”, tha presidenti serb.
“Ata thonë se sundimi i ligjit është shaka. Tre vjet e gjysmë më parë patëm zgjedhje në veri të Kosovës. Ata i njohën zgjedhjet me një pjesëmarrje prej dy përqind e gjysmë. Dhe ky ishte sundimi i ligjit dhe demokracia. Turp për ju, ju kopila. Më çuat në Moldavi për të më thënë: ‘Jo, jo, ne kurrë nuk do ta pranojmë këtë. Evropa e Lirë Perëndimore kurrë nuk do ta pranojë këtë. Vetëm kini durim, z. President, prisni pak, së shpejti do të keni zgjedhje të reja, serbët do të fitojnë’. A u zhvilluan zgjedhjet? Jo. Për katër vjet, pushtuesit qeverisnin ato komuna. Ata gjetën disa shërbëtorë serbë, ashtu siç i gjetën nazistët nga viti 1941 deri në vitin 1945. Gjithmonë ka njerëz të tillë midis serbëve, por ata janë një numër i vogël”, shtoi tutje Vuçiq. /Insajderi.org/