
Arrestohet njё person, konfiskohet një armë e gjashtë fishekë

Gjatë mesnatës së mbrëmshme rreth orës 02:15 minuta deri sa patrulla Policore ishte nё njё pikё kontrolli, nё sheshin “ Ndue Pёrlleshi” nё Klinё, ka ndaluar veturën pёr kundёrvajtje.
Mirëpo gjatё kontrollit rutinë tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
njё (1) Armё Pistoletё Zoraki 917-T
njё karikator i sё njejtёs armё
gjashtё (06) fishekё kal:9 mm
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё Shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.