
Kush është Mefail Shkodra, “fajdexhiu” që u mori jetën 3 personave. Një vit më parë u arrestua për..
I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra, rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Sipas Policisë së Kosovës, Shkodra, së bashku me njërin nga djemtë e tij, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar, pikërisht për veprimtari të paligjshme të fajdeve.
Në njoftimin e 21 qershorit 2024, policia theksonte se të dyshuarit “kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro”.
Tragjedia e fundit dhe dyshimet për fajde
Mefail Shkodra dyshohet se është autori i sulmit fatal që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku u qëlluan për vdekje babë e bir, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. Burimet paraprake sugjerojnë se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë mund të jenë sërish borxhet e fajdeve. Grupi hetimor po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit dhe për të kapur autorin që aktualisht ndodhet në arrati.