
Aksident tragjik i madh në Kosovë, një i vdekur dhe dhjetë të lënduar
Një person ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Komoran.
Ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Syla tha se një prej të aksidentuarve në Klinikën Emergjente është sjellë pa shenja jete.
“10 të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK. Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është në gjendje jo stabile, ndërsa tjetri gjendjen e ka stabile”, ka thënë Syla.