
Ramadani: Nga premtimet boshe të VLEN – me ASH-në tek shpresa për ndryshim
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Viola Ramadani, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke kritikuar gjendjen e rëndë me të cilën përballen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, informon Presidentja
“Të rinjtë nuk festojnë as sot, në ditën e tyre, sepse nuk kanë arsye për të festuar. Sot që flasim, Maqedonia e Veriut përballet me regres në arsim, politikat rinore dhe largimin masiv të trurit nga vendi. Krejt çka u ofrohet të rinjve janë premtime të rreme për punësime partiake e të përkohshme.”
Ramadani shpreh bindjen se ky realitet do të ndryshojë, duke u mbështetur në fuqinë e vetë të rinjve për t’i bërë ballë padrejtësive dhe pabarazive.
“Në mesin e krejt kësaj pasigurie, një gjë është shumë e sigurt! Ditët që ky realitet do të ndryshojë janë të numëruara. Po, ka dritë në fund të tunelit. Sepse askush më mirë se të rinjtë nuk din t’i thotë stop nëpërkëmbjes.”