
Shkupjani arrestohet për sulm ndaj helikopterit policor në Bllacë
Një 55-vjeçar nga Shkupi, i identifikuar si I.A., është arrestuar nga policia e SP Karposh për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror, pasi dyshohet se ka hedhur gurë drejt një helikopteri policor gjatë një operacioni për shuarjen e zjarrit në rajonin e Bllacës.
Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2025, rreth orës 18:00, kur helikopteri Bell 412 po mbushej me ujë në zonën ku lumi Lepenec derdhet në Vardar. Sipas dëshmitarëve, i dyshuari kishte hyrë në pjesën e cekët të lumit dhe po bënte shenja me duar, për të më pas hedhur gurë drejt helikopterit, duke detyruar pilotët të ndryshojnë vendin e mbushjes për shkak të rrezikut ekstrem.
“Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 303 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky veprim ka shkaktuar ndërprerje të operacionit ajror, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e pilotëve, por edhe efikasitetin e ndërhyrjes në zjarrin që kërcënonte zonën e Bllacës.
Flaka