Një italian në “pole-position” për stolin e Barcelonës
Roberto de Zerbi është kandidati i parë për të marrë në drejtim Barcelonën në fund të sezonit. Pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villareal, trajneri aktual Çavi Hernandez njoftoi se do të largohet pas skadimit të kontratës në qershor.
Shumë shpejt kanë filluar zërat për teknikun e ri të katalanasve dhe De Zerbi i Brajtoni është i pari në listën e favoritëve. Pas Roberto de Zerbit renditet Rafa Markez, i cili momentalisht drejton ekipin e dytë të Barcelonës, ndërkohë që Julen Lopetegi vjen i treti.
Barcelona ndodhet aktualisht në vendin e tretë në La Liga, 10 pikë larg kryesuesve të Real Madridit. Roberto de Zerbi shquhet për aplikimin e një lojë sulmuese dhe këtë e ka vërtetuar në cdo skuadër që ka drejtuar, së fundmi edhe tek Brajtoni.
Në sezonin e parë me “The Seagulls”, ekipi i De Zerbit mbërriti deri në gjysmëfinalen e FA Cup dhe u rënditën të shtatët në Premier Ligw, ku siguruan kualifikimin në Europë për herë të parë në histori. Filozofia e teknikut italian mund t’i përshtatet mjaft mirë Barcelonës, që e ka në ADN-në e saj futbollin e shpejtë dhe sulmues