
QMK: 19 zjarre në një ditë – rreziku mbetet i lartë
Sot deri në orën 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 19 zjarre në hapësirë të hapur, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Prej tyre, tetë zjarre janë ende aktive, ndërsa 11 janë shuar me sukses nga ekipet zjarrfikëse dhe forcat e sigurisë.
Zjarret aktive janë lokalizuar në:
- Zonën shumëqëllimore “Jasen” – Komuna Makedonski Brod
- Strugë – “Oktishka Krasta”
- Prilep – fshati Dabnicë
- Makedonski Brod – fshati Deviç-Greshnicë
- Çeshinovë-Oblleshevë – fshati Teranc
- Jegunovcë – mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë
- Sopisht – fshati Shën Petka
Zjarret e shuar janë raportuar në: Demir Hisar, Strugë, Dellçevë, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar.
QMK ka aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes civile dhe ka paralajmëruar qytetarët për rrezik të lartë nga zjarret, duke kërkuar kujdes maksimal në zonat pyjore dhe rurale.
Flaka