
Tërhoqi qenin zvarrë me automjet – Do të përgjigjet para ligjit
Më 13 gusht 2025, rreth orës 14:45, në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është zhvilluar një bisedë zyrtare me Z.M. (59) nga Kriva Pallanka, pasi është kapur duke tërhequr një qen të lidhur pas një automjeti.
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën magjistrale midis fshatit Zhidillovë dhe Kriva Pallankës, ku Z.M., me një automjet tip “Fiat Panda”, kishte lidhur qenin dhe e kishte tërhequr zvarrë.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.M. është ngritur kallëzim i përshtatshëm,” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti ka ngjallur reagime të forta në opinion për shkak të trajtimit çnjerëzor të kafshës. Flaka Media