
Taravari me mesazh për liderët e VLEN-it: Frika të tjetërson realitetin… S’VLEN!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj liderëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar se po veprojnë të kapur nga frika dhe se kjo po i largon nga realiteti politik.
“Frika të tjetërson realitetin… kur ajo i kontrollon njerëzit, asgjë që ata bëjnë dhe thonë nuk ka vlerë,” deklaroi Taravari në një reagim publik. Ai shtoi se kjo situatë është përmbledhur në një fjalë të vetme: “SVLEN!”
Sipas porosisë së Taravarit, lidershipi i VLEN-it ka humbur busullën politike dhe po e zhvendos vëmendjen nga interesat e qytetarëve tek kalkulimet personale dhe frika nga humbja e pushtetit.
Ky reagim vjen në një periudhë tensionesh të dukshme mes partive shqiptare në pushtet dhe opozitë, ku akuzat për tradhti politike dhe devijim nga parimet e marrëveshjeve politike janë shtuar ndjeshëm. Flaka Media