
Malësia e Tetovës nuk u shndërrua në qendër kulturore siç premtoi Kasami para zgjedhjeve
Shndërrimi i Malësisë së Tetovës në qendër turistike kulturore dhe ndërtimi i bujtinave atraktive me enterier tradicional mbetet premtim i parealizuar i Komunës së Tetovës, shkruan Portalb.mk.
Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend malësinë dhe ndërtimin e bujtinave.
Te pjesa e kulturës, konkretisht në faqe 10 thuhet:
“Malësinë e Tetovës do ta shndërrojmë në qendër turistike kulturore. Përmes projekteve konkrete do ta nxisim ndërtimin e bujtinave atraktive me enterier tradicional, kultivimin e zejeve tradicionale, prodhimin e veglave muzikore dhe veshjes kombëtare, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të kësaj zone”.
Por, gati se katër vite më vonë prej kur Kasami erdhi në krye të Komunës së Tetovës, kjo fabrikë nuk është ndërtuar.
Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske për mosrealizimin e këtij premtimi.
Në ndërkohë, edhe Kodra e Diellit mbetet e lënë pas dore. Ende nuk ka asnjë marrëveshje me investitorin e interesuar për investim në këtë qendër turistike. Burimi: Portalb