
Gadaf Uzairi: Premtime boshe nuk blejnë dinjitetin e mjekëve të Tetovës
Sekretari Organizativ i ASH-Taravarit, Gadaf Uzairi, përmes një postimi reagoi ndaj premtimeve të djeshme të ministrit Azir Aliu dhe kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për investimin prej 70 milionë euro në Spitalin e Tetovës.
“Të dashur qytetarë dhe ju heronjtë e Spitalit të Tetovës, mos harroni: vetëm pak javë më parë i njëjti ministër ju tha ‘do merrni vendim dhe pikë’. Pikën e morët… vendimin jo!”, shkruan Uzairi.
Ai shton: “E dimë, është fushatë zgjedhore… por të paktën, kur të gënjeni, mos e bëni aq trashë sa të ofendoni inteligjencën e qytetarëve. Sepse dinjiteti i mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit të Spitalit të Tetovës nuk blihet me premtime boshe.” Flaka Media