Kololli vendos derbin në Zvicër, siguron tri pikë për Bazellin
Benjamin Kololli u kthye në Europë në këtë merkato janari, duke e nënshkruar me Bazelin, teksa që në start ka filluar të shkëlqejë me klubin e njohur zviceran.
Në derbin ndaj Jang Bojsit, ai ka startuar nga minuta e parë duke lënë edhe shenjë në këtë ndeshje, teksa u bë heroi i sfidës.
Kololli shëngoi golin e fitores, në triumfin 1-0 që Bazel arriti ndaj Jang Bojs. Golin shqiptari i Kosovës, e gjeti në minutën e 13-të, ku pas një topi të marrë në zonë, me një goditje të bukur me parabol, arriti të tundte rrjetën. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 83-të, Kololli u zëvendësua me Taulant Xhakën.