
Refuzohet certifikimi i Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet e 12 tetorit
Me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Pro votuan kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar kundër, derisa PDK-ja ka abstenuar.
Kujtojmë, E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti në takimin e saj të sotëm me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e saj për tendencat që sipas saj janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një deklaratë pas takimit, Pratipatti tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët lokalë të përfshihen në procesin zgjedhor.
Pratipatti tha se është e shqetësuar për çdo përpjekje që do të kufizonte zgjedhjen e tyre në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /Kosovapress/