
Aksident fatal, ka humbje jete – Kush është viktima
Një aksident tragjik rrugor ka marrë jetën e Arjan Bogaj, një banor nga fshati Komoran i komunës së Drenasit, Kosovë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e njohur si Kronit të mbretit, në rrugën Prishtinë–Pejë, ndërsa Bogaj po kthehej në shtëpi me automjetin e tij.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime të thella për familjen Bogaj. Në një telegram, ai e cilësoi humbjen e Bogajt si një “plagë të madhe” për familjen dhe gjithë komunitetin.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Arjan Bogaj,” shkruan Lladrovci. “I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogaj, miqve dhe të afërmve të tyre, duke ndarë dhembjen dhe tronditjen me ju në këtë moment të rëndë.”
Lladrovci u lut që familja të gjejë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.