AA
Ndryshimi i fundit 13:04 31 Gusht, 2025
Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – që dyshohet të ketë qenë Shqipëria.
Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur.
Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Raporti i Policisë
Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, ka raportuar se në rrugën “Rruga e Gjerë – Широк Cокак” në Manastir, i janë afruar disa persona të panjohur, rreth 20 vjeç, të cilët kanë tentuar t’ia heqin bluzën që kishte veshur, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas kallëzuesit, pasi e kuptoi se nuk mund të mbrohej nga personat, ai vetë e hoqi bluzën dhe ua dha, pas së cilës ata janë larguar në drejtim të panjohur.
“Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në buletinin e policisë.
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”