AA
Është një rregull në fushatë. Kur një kamp politikë ka frikë, atëherë fillon shpikë. Prej kur doli anketa e fundit që tregoi dallimin 10% filloi një fushatë e propagandës dhe shpikjeve. Edhe kjo është e llojit tillë. Kështu është përgjigjur Bujar Osmani në pyetjen e VLEN-it nëse i njëjti ka takuar dy herë Gruevskin në Budapest.
“Nuk ka pasur takim. Ata e kanë kryetar nderi të partnerit tyre të koalicionit (VMRO) me të cilën janë nënshtruar aq shumë. Mund ta pyesin edhe kryetarin e partisë (Mickoski), i cili është i emëruar prej atij kryetari nderi. Ashtu që, nuk kalon kjo te qytetarët. Unë jam çdo ditë me qytetarët. Qytetarët duan fushatë pozitive. Pa shpikje pa manipulime. Ata duan shpresë. Në Çair po krijohet një lëvizje e re e shpresës, e rezistencës, një lëvizje për Çair të ri. Unë thash edhe dje, njerëzit masovikisht po na bashkëngjiten. Po na bashkëngjiten njerëzit e VLEN-it, të cilët thonë u dëshpëruam- Për shkak se shpresuam në ndryshim dhe përfunduam në poshtërim dhe diskriminim. Po na bashkëngjiten qytetarë që nuk janë të asnjë partie politike, për shkak se në kandidaturën time ata nuk po shohin një kandidat për kryetar komune, por një shpresë, një lëvizje për një Çair të ri”, ka thënë Osmani.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë