AA
Tashmë është konfirmuar nga media dhe gazetarë të ndryshëm se Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit.
Sulmuesi nga Kosova do të bëhet pjesë e ‘Bianconerëve’, pasi këta të fundit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Lille për transferimin e tij.
Klubi francez do të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga shitja e Zhegrovës, teksa vet ylli dardan pritet të fitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.
Lajmit për transferimin e Zhegrovës tek gjiganti italian i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I njohur në publik edhe si një fans i zjarrtë i Juventusit, Rama kishte një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij transferimi.
“Ec aty shqipe, shqiponja e egër për historinë bardhezi”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të
Një zjarr i madh që ka nisur para një jave është duke iu afruar fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit.
Moti në Maqedoninë e Veriut pritet te jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, me periudha me diell. Drejtoria