AA
Një nga çiftet më të përfolur të showbizit turk, aktorja e dashur Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh bashkë.
Lajmi për ndarjen ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për historin që thuhet se qëndron pas këtij vendimi.
Kur një gazetar e pyeti nëse do të bënte ndonjëherë një deklaratë në lidhje me ndarjen e saj nga Hakan Bey, Erçel u përgjigj: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.”
Erçel e la pa përgjigje pyetjen: “A është kjo ndarje një tradhti?”.
Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit.
Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione në çift, të cilat përfundimisht kanë çuar në ndarje.

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se ushtarakët e FSK-së kanë fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol
Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka paralajmëruar krijimin e një linje të drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Shkupit