AA
Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri të shtunën nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mledhur në 16 komuna për gjithsej 22 kandidatë, përderisa për anëtarët e këshillit nënshkrime janë mbledhur në 11 komuna për gjithsej 12 lista.
Nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mbledhur në Makedonska Kamenicë (dy kandidatë), Kumanovë, Debërcë, Ohër, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan, Manastir (dy kandidatë), Mogillë, Novaci (dy kandidatë), Gostivar, Demir Hisar (katër kandidat) dhe për Qytetin e Shkupit.
Në listën për nënshkrime të këshilltarëve janë mledhur në Makedonski Brod, Koçan, Çeshinovë Oblleshevë, Manastri (dy lista për këshilltarë), Mogillë, Sveti Nikollë, Llozovë, Karposh, Dibër, Kumanovë dhe Nagoriçan i Vjetër.
Afati për dorëzimin e listave për kandidatët e kryetarëve të komunave dhe për këshilltarë për zgjedhjet lokale është deri më 13 shtator.
Deri më 11 shtator, megjithatë, është afati për mbikëqyrjen e Listës Zgjedhore në të gjitha zyrat dhe departamentet rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Gjithashtu vijon është edhe paraqitja për vëzhgimin dhe raportimin e zgjedhjeve.
Pas rastit të fundit në të cilin një nënë dhe vajza e saj humbën jetën, shoqatat joqeveritare u bëjnë apel
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Konfliktet rajonale në rritje në Lindjen e Mesme kanë ndërprerë rrugët tradicionale globale, duke e sjellë në qendër të vëmendjes