AA
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi familjen Ramadani në Fushë Topanë, ku bisedoi për jetën e përditshme, ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe mundësitë e së ardhmes.
“Ka diçka të veçantë kur hyn në konakun e një familjeje çairase: ndjen frymën e vjetër shqiptare, mikpritjen, ngrohtësinë dhe respektin që të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde.
Në Fushë Topanë, patëm nderin të qëndrojmë me familjen Ramadani dhe të bisedojmë për jetën e përditshme, për ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe për mundësitë që na presin në të ardhmen.
Çairi sot ka mundësi të reja. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe komunës ka krijuar hapësirën më të madhe ndonjëherë për investime dhe projekte që më parë nuk ishin të mundura. Ndryshimet po ndjehen çdo ditë nga qytetarët, dhe kjo tregon se Çairi po lëviz përpara.
Në këtë takim folëm për ide, kërkesa dhe projekte të ardhshme. Sepse vendi zhvillohet vetëm kur qytetarët bëhen pjesë e politikës dhe vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre, dhe kur zëri i tyre dëgjohet me vëmendje.
Çdo derë që hapim në Çair tregon të njëjtën gjë: njerëz që duan zhvillim për vendin e tyre dhe që sot e kanë më afër se kurrë. Kjo është fryma që na udhëheq përpara.”, deklaroi Mexhiti. (INA)
Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka paralajmëruar krijimin e një linje të drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Shkupit
Një funksionar i lartë partiak i LSDM-së dhe ish-kryetar komune ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, e
Gjykata e Apelit në Shkup më 10 dhjetor do ta shqyrtojë përsëri në seancë publike rastin e aksidentit tragjik të