AA
Nënkryetari i BDI-së dhe kandidati për Kryetar të Çairit Bujar Osmani sërish është prononcuar lidhur me zërat për një takim të mundshëm të zhvilluar me Nikolla Gruevskin në Manastir
“Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e vLEN-it vazhdojnë lidhur me një takim të supozuar timin me Gruevskin, me qëllimin për të siguruar deputet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR . Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë.
Ndërsa ata përveç fushatës negative nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës. Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor.”
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë