AA
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova.Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus.
Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.
Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.
https://www.instagram.com/p/DOG94QBjXgE/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi