AA
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar dy nxënësit që u sulmuan mbrëmjen e kaluar në qytet, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin me familjet e tyre.
“Bashkë me familjet e tyre ndamë shqetësimin dhe dhimbjen për këtë akt të papranueshëm. Nuk do t’i normalizojmë kurrë raste të tilla. Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë”, theksoi Kasami.
Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe shtoi se ka garantuar para familjarëve se do të bëjë gjithçka që organet kompetente të veprojnë pa vonesë.
“Dhunuesit duhet të përballen me drejtësinë menjëherë,” u shpreh kryetari i Tetovës.
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen sot
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja