Sherr në studion televizive, ish deputeti ja bën “8 me 2” koleges: Shëndetësia punon deri në orën dy…
Antoneta Dhima, Deputete e PS, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, e ka cilësuar një histori suksesi zbatimin e Autonomisë së kartës menaxheriale në spitalin Memorial të Fierit.
Tre ditë më parë, pesë spitale të tjera përfituan Kartën e Autonomisë Menaxheriale. Bëhet fjalë për spitalin “Nënë Tereza”, spitalin e Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës.
Dhima njoftoi se sot ka nisur zbatimi në këto spitale. Por, Dhima gjatë fjalës së saj është përballur me ish-kolegun, Ylli Ziçishtin, i cili ishte i pranishëm në studio. Ish-deputeti ka deklaruar në studio se sallat e operacionit në Spitalin Ushtarak në Tiranë punojnë deri në orën 2.
Dhima: Ligji për shërbimin spitalor e parashikon autonominë spitalore si një pjesë integrale të menaxhimit të shërbimit spitalor publik. Gjatë këtyre viteve nga ana e qeverisë shqiptare janë bërë ndërhyrje në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, spitale dhe pajisjet që shërbejnë për ofrimin e një shërbimi cilësor. Karta e Autonomisë Spitalore mbush një vit që po zbatohet në Spitalin Memorial të Fierit dhe është një histori suksesi. Ka transparencë dhe praktika e dyfishtë e mjekëve ka filluar të zbatohet dhe do të fillojë të zbatohet në 5 spitalet e tjera. Aplikimi i Autonomisë Spitslore shton edhe rritjen e nurmit të shërbimeve. Spitali Memorial ka filluar zbatimin e kartës së autonomisë menaxheriale në mars të vitit 2023. 5 spitale të tjera kanë filluar sot zbatimin e kartës së autonomisë menaxheriale. Fillimi është i vështirë.
Dhima: Jo nuk paguajnë. Paguajnë vetëm ata persona të cilët nuk janë të siguruar.
Dhima tha se spitali Memorial i Fierit nuk e ka marrë ende lartën e autonomisë menaxheriale dhe atë financiare.
Doktor Ziçishti: Deri në çfarë orë punojnë sallate operacionit
Dhima: Është pyetje e vështirë. Unë jam deputete e Kuvendit, jo drjtuese e Spitalit Memorial. Di që atyfunksionojnë shumë mirë aparaturat.
Ziçishti: Në shëndetësi nuk ka mendim ekonomik. Nëse do të shikosh spitalin ushtarak sallat punojnë deri në orën 2. Duhet efiçiencë e plotë. Del me kosto prandaj.
Dhima: Sallat e operacionit në spitalin rajonal kanë funksionuar sipas orareve zyrtare. Në kushte normale sipas planifikimit nuk ka pasur orar.