
Flaka analizon: Osmani: Aleanca Kombëtare drejt 160 mijë votave – Sa është reale kjo përllogaritje?
Kandidati për kryetar të Çairit dhe një nga zërat kryesorë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja synon një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne presim të marrim rreth 150 mijë vota si AKI, ndërsa VLEN do të mbetet me 50–60 mijë vota,” u shpreh Osmani, duke theksuar se sipas të gjitha vlerësimeve, AKI pritet të renditet forca e dytë politike në nivel shtetëror, ndërsa VLEN “do të mbetet e pesta ose e gjashta”.
Çka treguan zgjedhjet e fundit?
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, Fronti Evropian (BDI + ASH + parti të tjera) siguroi 137 mijë vota, ndërsa koalicioni VLEN arriti në 107 mijë vota. Diferenca mes dy blloqeve ishte rreth 30 mijë vota në favor të BDI-së.
Çfarë ka ndryshuar pas një viti?
- BDI-ja kaloi në opozitë, duke marrë rolin e kritikuesit të qeverisë.
- VLEN-i erdhi në pushtet, por me pak arritje konkrete dhe me konsum politik.
- Aleanca për Shqiptarët (Taravari) u shkëput nga VLEN dhe iu bashkua AKI-së, duke sjellë rreth 30–35 mijë vota.
- Nga Fronti Evropian u larguan PDSH-ja dhe PDT-ja, që së bashku kontrollojnë 25–30 mijë vota.
Bilanci i ri elektoral
- AKI (BDI + ASH)
- 137 mijë (2024)
- 35–40 mijë (ASH)
- – 20–25 mijë (PDSH + PDT)
- Pritshmëri: 150–160 mijë vota
- 137 mijë (2024)
- VLEN
- 107 mijë (2024)
- – 40–50% të votave pas largimit të ASH-së
- – konsum politik në qeveri
- Pritshmëri: 50–60 mijë vota
- PDSH + PDT
- PDSH: 5 deri në 10 mijë
- PDT: rreth 20 mijë
- Pritshmëri: 25–30 mijë vota
Përfundim
Analizat tregojnë se parashikimi i Osmanit për 150 mijë vota për AKI nuk është i pamundur, duke pasur parasysh përforcimin me Aleancën për Shqiptarët dhe rrjetin organizativ të BDI-së. Në anën tjetër, VLEN përballet me sfidën e një tkurrjeje të konsiderueshme pas largimit të ASH-së dhe konsumit nga qeverisja.
Nëse këto projeksione realizohen, zgjedhjet e ardhshme mund të shënojnë një ndryshim të dukshëm në ekuilibrat politikë mes dy blloqeve kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media