Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Izet Mexhiti u bë makth për BDI-në: Shkulja e Grubit, Osmanit e Bexhetit nga Njësia 1
Maqedoni

Izet Mexhiti u bë makth për BDI-në: Shkulja e Grubit, Osmanit e Bexhetit nga Njësia 1

September 5, 2025

AA

VLEN: BDI po plas pse Izet Mexhiti i shkuli nga Njësia Zgjedhore 1!

BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1. Që atëherë, BDI ka humbur toruan dhe mundohet të mbulojë dështimin me shpifje, destabilizim e Fake News, por faktet janë kokëforta kundër tyre.

Fakt është se takimi i Bujar Osmanit me Nikolla Gruevskin e listës së zezë është i dokumentuar dhe nuk mund të fshihet me kumtesa të shkruara në kuzhinat e propagandës. Fakt është se automjeti i Ali Ahmetit u mbajt me orë të tëra në stacion policor për shkak të dyshimeve se ish-kryeministri Gruevski ishte nxjerrë nga shteti me të. Fakt është se përmes Daka Davidoviqit, BDI ishte gati t’ia falte Tetovën si pashallëk. Fakt është se Osmani e Grubi i dhanë nënshtetësi biznesmenit kontravers, të futur në listën e zezë amerikane, Aleksandar Onishçenko.
E njëjta logjikë e nënshtrimit e ndjek BDI-në edhe në skenën ndërkombëtare.

Fakt është se BDI u bë promotori kryesor i projektit serb “Ballkani i Hapur”, i kundërshtuar nga VLEN dhe Kosova si rrezik për shqiptarët. Fakt është se Bujar Osmani, si shef i OSBE-së, zhvilloi 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë. Fakt është se ai dështoi në dënimin e sulmit terrorist të Banjskës, ndërsa plani i tij 9-pikësh për veriun e Mitrovicës u hartua në favor të Serbisë. Fakt është se Fatmir Besimi shtrëngonte duart me Shutanovacin e gjeneralin serb Ljubisha Dikoviq, të njohur për krime mbi shqiptarët.

Prandaj, çfarëdo që të shpifin sot për “botën serbe”, për zhbërjen e MO-së apo për referendumin e mbijetesës së tyre, e vërteta është një: BDI po plas nga fakti se VLEN në zgjedhjet lokale po ua imponon reformën që ata e kanë aq shumë frikë.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

MEMENTO

November 23, 2026
Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç të Kongresit

November 23, 2026
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15599
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

MEMENTO

Shkruan : Arbën Xhaferi “Memento” është fjalë latine që do të thotë “mos harro ose mbaje në mendje”. Memento-ja është

Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç

Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar lidhur me shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku

Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.