AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë qëndroi në Shipkovicë, ku u takua me banorët e këtij fshati malor.
Në takim u diskutua për sfidat e përditshme të banorëve, pritshmëritë e tyre dhe projektet që janë planifikuar për të ardhmen. Kasami njoftoi se shumë shpejt do të nisë rikonstruktimi i rrugës lokale në Shipkovicë, projekt që sipas tij është i domosdoshëm dhe i shumëpritur nga qytetarët.
“Ky projekt do ta lehtësojë jetën e përditshme, qarkullimin dhe zhvillimin e këtij fshati të bukur malor”, u shpreh Kasami.
Ai theksoi gjithashtu mikpritjen dhe sinqeritetin e banorëve të Shipkovicës, duke theksuar se dashuria e tyre për vendlindjen i jep forcë për të vazhduar me vendosmëri rrugën e zhvillimit.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të premten ka nënshkruar vendimet për suspendimin e gjashtë punonjësve policorë, pas dyshimeve
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të