
Anglia siguron kreun e grupit, Serbia parakalon përkohësisht Shqipërinë
AA
8 gola të shënuar, 0 të pësuar dhe 12 pikë pas 4 ndeshjesh të luajtura në grup, aktualisht Anglia ka konfirmuar veten në krye duke siguruar kështu biletën për në kampionatin botëror. 3 luanët regjistruan një tjetër sukses nën drejtimin e Thomas Tuchel, ku nuk hasën vështirësi përballë Andorës të cilën e mposhtën në shifrat 2-0.
– Advertisement –
Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal pas autogolit të Garcias, ndërsa në të dytin ishte Rice që realizoi dhe vulosi fitoren 2-0. Fitore regjistroi të shtunën dhe Serbia, duke prishur disi llogaritë e kuqezinjve të cilët zbresin në vendin e tretë dhe aktualisht janë jashtë kampionatit botëror. Dusan Vlahoviç ishte hero i serbëve në transfertën e Letonisë, ku shënoi goli ne vetëm të përballjes që në pjesën e parë, teksa në fund shifrat mbetën të pandryshuara. Serbia ka kështu 7 pikë në 3 ndeshje të luajtura, teksa në 9 shtator pret në shtëpi Anglinë.
Këta të fundit qëndrojnë në krye me 12 pikë, 7 Serbia, 5 Shqipëria me 4 ndeshje të luajtura, Letonia 4 dhe Andorra 0 pikë.