AA
Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari reagon ashpër pas vizitës së ministres së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale në Qeverinë e Serbisë, Milica Burnevi Stamenkovski, e cila gjatë qëndrimit në Manastir ka bërë deklarata që, sipas partisë, përbëjnë promovim të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Deklaratat e Milica Burnevi Stamenkovski janë skandaloze. Ajo foli për flamurin serb si flamur mbijetese dhe luftrash për çlirim, bëri homazh në varrezat e Manastirit për ushtarë serbë të rënë, dhe promovoi narrativën e botës serbe, duke e përfshirë popullin pravosllav në Manastir, Ohër dhe, siç tha ajo, Kosovë e Metohi.
Pjesëmarrja e saj në Akademinë Solemne “Lufta e madhe – 1914–1918” ishte një tjetër demonstrim i hapur i shovinizmit serb dhe i pretendimeve politike e historike në një qytet që simbolizon kulturën dhe alfabetin e gjuhës shqipe.
Ky është një demonstrim i turpshëm i pretendimeve serbe në qytetin e alfabetit shqip. VLEN hesht, ndërsa qeveria e Mickoskit jo vetëm që e lejon, por edhe e financon këtë lloj propagande serbomadhe”, reagon Aleanca për Shqiptarët.(INA)
Videon e ministres serbe kliko KËTU
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.