AA
Pesëmbëdhjetë kompani shtetërore në Maqedoninë E Veriut, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të shtetit kanë gjeneruar 16 milionë euro humbje vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e reja nga Ministria e Financave për punën financiare të gjithsej 29 kompanive shtetërore tregojnë se 15 prej tyre kanë rezultuar me bilanc negativ, ndërsa 14 kanë punuar me fitim. Praktikisht, gjysma e ndërmarrjeve dhe shoqërive aksionare në pronësi të shtetit po funksionojnë me humbje.
Humbjen më të madhe prej 45.2 milionë eurosh e ka raportuar AD Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Në vend të dytë është NP Pyjet Kombëtare me minus 2.5 milionë euro, ndërsa e treta është NP Hekurudha – Infrastruktura me 2.2 milionë euro humbje, përcjell INA.
Në listën e kompanive me bilanc negativ hyjnë edhe AD Posta e Maqedonisë së Veriut me gati 1 milion euro humbje dhe AD M-NAV me rreth 900 mijë euro minus.
Nga ana tjetër, fitimin më të madh e ka raportuar NP për Rrugët Shtetërore – Shkup me 31.1 milionë euro, pasuar nga AD MEPSO me 7.2 milionë euro dhe AD Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut me 2.1 milionë euro fitim.(INA)
Ministria e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski po qëndron për vizitë pune në Uashington, në kuadër të sesionit të dytë
Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë tha
Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka