AA
Lëvizja Arbëria i është bashkuar koalicionit opozitar VLEN për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Marrëveshja u nënshkrua sot nga liderët e VLEN-it, së bashku me përfaqësuesit e Arbërisë.
Kasami e cilësoi këtë bashkim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të unitetit politik shqiptar dhe garanci për fitore në zgjedhjet e ardhshme. “Vetëm të bashkuar mund të sjellim ndryshimin që presin qytetarët – zhvillimin e komunave dhe një qeverisje që punon për njerëzit”, deklaroi ai.
Sipas Kasamit, më 19 tetor opozita e bashkuar do të dëshmojë se “ndryshimi është jo vetëm i mundur, por edhe i pandalshëm”. (INA)
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN-i është forca politike kryesore te shqiptarët, duke iu referuar anketave të fundit.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë