
Selmani: Izet, po të drejtohem publikisht, sepse duhet të mbash përgjegjësi
Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve shpërthyese gjatë aktiviteteve politike, duke i bërë thirrje publike ministrit të Ekologjisë dhe kandidatit për Çair, Izet Mexhiti, që të marrë masa urgjente.
“Izet, po të drejtohem publikisht, sepse duhet të mbash përgjegjësi. Ti je Ministër i Ekologjisë, Izet, dhe nuk mund të rrish indiferent,” tha Selmani.
Ajo kërkoi që aktivistët e VLEN-it të ndalojnë menjëherë këto praktika.
“Urdhëro aktivistët e VLEN-it, të lutem, që të ndalojnë menjëherë përdorimin e fishekzjarreve dhe mjeteve tjera shpërthyese, sepse ato jo vetëm që ndotin dhe dëmtojnë rëndë ajrin ambiental, por edhe tregojnë papërgjegjësi totale ndaj shëndetit të qytetarëve,” theksoi Selmani.
Në përfundim, mesazhi i saj ishte i qartë:
“Shtabet hapen e mbyllen, por jo edhe jetët e njerëzve! Ndërmerr masa konkrete sot, jo nesër!”