Shorti i turit të pestë, formohen 8 çiftet që përcaktojnë çerekfinalistët
Është hedhur shorti i turit të pestë të “FA Kupës” në Angli, me ekipet që kanë siguruar praninë mes 16 më të mirëve, ashtu si edhe atyre që presin nga ndeshjet që do të riluhen të sigurojnë biletën e tyre.
Goglat kanë sjellë në fakt një short ku janë shmangur përplasjet mes pretendentëve për trofeun edhe pse ka sfida mes skuadrave të Premier Ligës.
Gjithsesi, shorti ka qenë mjaft bujar me klubin modest të Maidstoun, i cili eliminoi Ipsuiçin. Klubi i kategorisë së gjashtë angleze ka shmangur superfuqitë e Premier Ligës, pasi përballë do të ketë fituesin e çiftit Shefilld-Koventri. Ndërkohë skuadrat nga Mançesteri do të jenë në transfertë dhe përball ekipeve modeste.
SHORTI – FA Kupa
Bllekburn-Njukasëll
Çellsi/Aston Vila–Lids/Portsmuth
Bornemaut-Lester
Liverpull–Uotford/Sautempton
Bristol/Notingam Forest–Mançester Junajted
Vulverhempton – Brajton
Shefilld/Koventri-Maidstoun
Luton-Mançester Siti