
Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
AA
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në një nga çajtoret e lagjes, përcjell TV21. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ai bashkëbisedoi me qytetarët për gjendjen e shkollave, rrugëve që presin rregullim, hapësirave publike që kanë nevojë për kujdes, si dhe për rolin e bizneseve të vogla në gjallërimin e ekonomisë lokale. Mexhiti tha se nga këto takime forcohet besimi se Çairi i Vjetër dhe i gjithë Çairi mund të bëhen më të rregullt, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë banorët.
“Dallimi është se në të kaluarën kemi ardhur, kemi kërkuar, na jepni votën se do t’i bëjmë këtë projekt e atë projekt. Sot domethënë e bëjmë punën dhe e lamë qytetarit ta vlerësojë punën. Dhe në fund të vjen domethënë te vlerësimi. Vetëm prej “Xhon Kenedi” e këndej, Çairi i Vjetër asfaltohet tërësisht, çdo rrugë, çdo rrugicë, me ndriçim të ri, me trotuaret të ri, domethënë, në ketë pjesë. Dizhoni, ka qenë vetëm rruga kryesore. Tash çdo rrugicë e Dizhonit do të ketë ujësjellës kanalizim rrjet atmosferik dhe në fund pra asfaltohet krejt Dizhoni. Rruga “Ferid Murati”, që ne ja kemi ndërruar edhe, pjesërisht është “Lazar Trpovski” prej “Xhon Kenedi”, deri te Shqiponja, rruge e re me trotuare të ri, me korsi për biçikleta me njërën anë parking me ndriçim të ri, pra është një milion euro vetëm ajo rrugë. Dhe këto ditë pra fillon edhe asfaltimi i tërësishëm i Fushë Topanës, domethënë dhe dalim mandej edhe te Teneqe Mëhalla. Atë rrugë që s’e kemi bërë në të kaluarën, domethënë do t’i rregullojmë. Pra vetëm prej në “Xhon Kenedi” e këndej, ka më shumë se tre-katër milionë euro investime prej qeverisë për Çairin, pa e harru dy milionë eurot që duhet hynë në Duqanxhik, për ujësjellës, kanalizim, rrjet atmosferik dhe asfaltim. Pa e harru edhe një milion e gjysmë që janë duke u bërë në “Sahat Kullë”, që s’është bërë ndoshta prej kohës së Titës, domethënë s’është prek ajo. Me ujësjellës, me kanalizim, me rrjet atmosferik, edhe nga “Isa Begu”, edhe nga Sulltan Murati”, tha mes tjerash Mexhiti.