AA
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, përmes një postimi në rrjetet sociale pasi sot dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij pranë KKZ për zgjedhjet lokale, në rrjtet sociale ka theksuar përkushtimin e tij për të qenë në shërbim të qytetarëve pa dallim, ashtu siç i ka shërbyer deri më tani si profesionist i mjekësisë.
“Do të jetë privilegj për mua që për katër vjet të jem në shërbim të Gostivarit, të cilin duhet ta ruajmë me zemrën e gjyshërve tanë dhe ta duam me zemrën e fëmijëve tanë”, shprehet Limani.
Ai thekson se si mjek i diplomuar ka dhënë betimin e Hipokratit për t’i shërbyer çdo qytetari pa asnjë dallim, dhe këtë parim e sjell me vete edhe në garën për drejtimin e komunës.
“Nëse më votoni dhe më jepni besimin tuaj, deklaroj me përgjegjësi të plotë se do të punoj me përkushtim maksimal për të gjithë, pa bërë dallime apo lëshime”.
Në deklaratën e tij, Limani thekson rëndësinë e projekteve konkrete dhe të realizueshme, duke vënë theksin tek arsimi, infrastruktura, ambienti dhe shërbimet publike si fusha ku do të përqendrohet puna e tij:
“Nuk premtoj magji, por premtoj para Zotit dhe para jush se do të punoj që çdo shkollë dhe kopsht të jetë më i sigurt dhe më modern, që të kemi më shumë rrugë, më shumë parqe e vende argëtimi, më shumë qendra shërbimi, më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër”.
Ai ka falënderuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen, duke kujtuar se kandidatura e tij vjen në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i cili sipas tij ka bashkuar më shumë se kurrë qytetarët e Gostivarit.
Duke e përmbyllur fjalën e tij, z. Limani ka bërë thirrje për një fushatë të qetë, dinjitoze dhe të përqendruar tek qytetari:
“Le të jetë kjo fushatë një shembull dashurie për njëri-tjetrin, pa dallime partiake, fetare apo etnike. Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!”
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim