AA
Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se një ndër emrat që ka shqyrtuar për kryearkitekt të komunës së Tetovës ka qenë Feti Abazi, pasi ndër vite ka treguar përkushtim në projektet për komunën e Tetovë, por sipas Kasamit, kjo ka ndryshuar, pasi sipas tij, Abazi do të jetë kryetar i komunës së Bogovinës.
“Është më lehtë që sot të dalim në këtë garë dhe të trokasim në çdo derë. Dhe mjafton në çdo derë, veç të themi. Ne jemi këtu për të kërkuar votën tuaj për një Bogovinë të zhvilluar, për një Bogovinë me prosperitet, për një Bogovinë, e cila meriton të jetë qytet dhe ai emër është Feti Abazi. Në bazë të ndryshimeve të fundit të Ligjit për pushtet lokal, ka, tani më rikthehet edhe pozita e arkitektit të qytetit të komunës. Tash. Unë e di që mbas 19 tetorit Bogovina do të ketë një kryetar të ri dhe padyshim ai është Fethiu. Por këtu unë kam një hall, sepse kam pasur në kokë disa emra për kryearkitekt të qytetit të Tetovës, por një emër tani më nuk e kam në kombinim. Dhe ai është Fetiu, sepse pas 19 tetorit Fethiu do të jetë kryetari i ri i Bogovinës”, tha mes tjerash Kasami. (Tv21)
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt