AA
Aleksandër Vuçiq nuk ka dyshime. Ndeshja e kualifikueseve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do luhet në Beograd, por në Leskovac, sipas Presidentit serb.
“Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta Federata Serbe e Futbollit nuk e ka përballuar dot presionin nga Ambasada Britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë ekipit tonë”, ka deklaruar fillimisht Vuçiq.
“Aty tifozët nuk e duan përfaqësuesen e tyre dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë. Më thonë nga Federata që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë”, shtoi Presidenti i Serbisë.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën e javës së ardhshme do të mbahet seancë e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së,
Ministri i Jashtëm i RMV-s, Timço Mucunski thotë se deklarata nuk përmban një mohim të qartë se dokumenti është rrjedhur