AA
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se kanë vashduar me punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.
“Pas vendosjes së rrethojave rreth lumit Shkumbin, po vazhdojmë me ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.
Ky projekt përfshin rregullimin e trotuarit në gjatësi rreth 300 metra, duke krijuar hapësirë më të sigurt dhe funksionale për këmbësorët.
Kjo rrugë, përveçse do të lehtësojë qarkullimin lirë të banorëve të lagjes, do të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që frekuentojnë banjën e qytetit.
Me këto investime, po e bëjmë qytetin tonë më të rregullt, më të bukur dhe më të qasshëm për të gjithë”, ka shkruar Kasami, raporton SHENJA.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot promovoi portalin e ri publik të e-shkencës (e-nauka.mon.gov.mk), i cili është një bazë të
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka ngritur sot shqetësimin e rënies së numrit të nxënësve, duke thënë se,
Çmimet e reja të derivateve kanë goditur ndjeshëm xhepat e qytetarëve. Një tjetër rritje nënkupton një tjetër goditje për buxhetin