AA
James Rubin ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku foli për rolin e Hashim Thaçit brenda strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai deklaroi se, sipas përvojës së tij direkte, Thaçi nuk kishte autoritet vendimmarrës në UÇK, por më tepër vepronte si përfaqësues i saj, duke ndjekur udhëzimet që merrte nga komandantët.
“Shpeshherë, Thaçi na shpaloste qëndrimet e fundit të grupit të tij, i shqyrtonim dhe ndonjëherë arrinim marrëveshje për disa gjëra. Por për mua ishte e qartë që ai nuk kishte fuqinë për të marrë vetë vendime ato i takonin personave të tjerë në hierarki. Ai ishte figura publike, përfaqësuese e UÇK-së”, tha Rubin.
Ai shtoi se ka pasur takime të drejtpërdrejta me komandantët e UÇK-së dhe ka vëzhguar dinamikën e tyre me Thaçin.
“Kam parë me sytë e mi se si komandantët i jepnin udhëzime atij. Nuk ishte Thaçi ai që u thoshte çfarë të bënin ata, përkundrazi, ata i tregonin atij çfarë të bënte”, përfundoi dëshminë Rubin.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale