AA
Shqipëria me ftesë të Danimarkës, do të mbajë sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE. Shqipëria do të hapë këtë të martë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
Takimi i sotëm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15. Në konferencë do të flasin kryeministri Edi Rama, Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
“Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4″.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga