AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Brandon Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.
Gjatë diskutimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domosdoshmërinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë.
“Aleanca e fortë me SHBA ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik,” u shpreh presidentja Osmani.
Ajo shtoi se si presidente e vendit do të angazhohet për të ruajtur dhe forcuar këtë partneritet, në bashkëpunim të ngushtë me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, mbi bazën e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. (INA)
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët
Armata e Maqedonisë po kalon një periudhë intensive modernizimi, e cila përfshin furnizimin me pajisje moderne ushtarake, reforma sistemike dhe
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat