AA
Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov” në lagjen Jahja Pashë, gjatë një takimi me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla.
Ai theksoi se ky investim do të transformojë pamjen e lagjes dhe do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e shoqëror. “Ky projekt do të sjellë komunikacion më të shpejtë dhe më të sigurt, kushte më të mira për qarkullim, trotuare moderne, gjelbërim dhe hapësira publike për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.
Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë vetë banorët dhe bizneset e zonës, të cilëve u kërkoi mbështetje dhe mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit.
Mexhiti shprehu mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive e zhvillim për çdo familje dhe çdo biznes në Çair. (INA)
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë kërkuar hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri
Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa
Nesër (01.05.2026) duke filluar nga ora 11:00, në organizim të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë për