AA
Arrestohet zëvendës-kryetarja e Komunës së Leposaviqit, e cila dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.
Policia këtë rast e ka cilësuar si sulm.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,