AA
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se është takuar me ish presidentin e Amerikës Barack Obama gjatë samitit global në Erie, Pensilvani,
Përmes një postimi në Facebook Jahjaga tha se falënderoi Obamën për mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe bëri të ditur se i kërkoi atij angazhim në forcimin e raporteve mes SHBA-së e Kosovës.
“Në margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kosovës, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik së fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama në konsolidimin e shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare.
Më tej Jahjaga tha se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan.
“ Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shkroi ajo./21Media
Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi moshën 18 vjeç, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 20 kilometra
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski beson se interpelanca që “E Majta” paraqiti për të, e cila është në rendin e
Mes penelave që vizatonin kujtesën, dhe nën tingujt e muzikës që shoqëronte artistët gjatë pikturimit, Çarshia e Shkupit u bë