AA
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se “është fakt që ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt që në ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike”.
Toshkovski nuk donte të zbulonte detaje rreth hetimeve për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirjen e mbi njëzet personave.
Kur u pyet nëse nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, dhe me këtë edhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, ishte rrëzimi i kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm u përgjigj shkurt se kishte indikacione të tilla dhe se fija “ka filluar të zbulohet”.
Ai mohoi se këto ngjarje do të ndikonin në zgjedhjet lokale në vend.
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc” pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 164
Vendimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP-NKOK) për ta mbyllur çështjen për furnizimin
Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova,deklaroi se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut