AA
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 17 shtator (ora 09:30) deri më shtator (ora 09:30) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës.
Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, një nefelometër që mundëson ndjekjen në kohë reale të koncentrimeve të grimcave në ajër me seleksionim të fraksionit PM₁₀.
Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK.
Rezultatet nga matjet kanë qenë: Koncentrimi mesatar: 10.9 µg/m³; Vlera maksimale e matur: 25.6 µg/m³; Vlera momentale: 16.5 µg/m³
“Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare. Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Urdhëresën për vlera kufitare për substanca ndotëse në ajrin ambijental („Gazeta Zyrtare e RM“, nr. 183/17). Ministria do të vazhdojë me informimin e rregullt të publikut dhe ndjekjen e gjendjes me cilësinë e ajrit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup njofton se pas analizave të rregullta javor për ujin e pijshëm, ai është i