AA
Në Gjykatën e Hagës, dëshmitari Paul Williams deklaroi se kryeministri i atëhershëm i Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, kishte bërë përpjekje për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
Williams këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve shtesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Unë e dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijonte FARK-un, bazuar fillimisht në Shqipëri, i përbërë nga oficerë shqiptarë ose oficerë që kishin shërbyer në Forcat Ushtarake të Jugosllavisë,” tha dëshmitari.
Ai shtoi se Bukoshi nuk i kishte kërkuar kurrë këshilla lidhur me këtë nismë, duke theksuar se FARK ishte një iniciativë e LDK-së për të krijuar një krah të veçantë lufte.
Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar pas rrëzimit të
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratat skandaloze të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në lidhje me
Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga