AA
Katër persona nga Shkupi janë arrestuar pasi të njëjtit, sipas Policisë, janë kapur duke vjedhur një bust prej bronzi në Varrezat e Butelit në Shkup, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është konfiskuar automjeti me të cilin personat në fjalë po transportonin bustin.
“Më 17.09.2025, rreth orës 18:30, në Varrezat e Qytetit në Butel, policët e SPB Shkup – Stacioni Policor Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 236 të Kodit Penal, kanë arrestuar O.Sh. (49), M.Sh. (22), Lj.F.A. (26) dhe Z.R. (26), të gjithë nga Shkupi. Në automjetin “Peugeot” me targa të Shkupit, që drejtohej nga Z.R., ndërsa të tjerët ishin pasagjerë, është gjetur dhe konfiskuar një bust prej bronzi me figurë të dy trupave njerëzorë në pozicion ulur, njëri në madhësi më të madhe dhe tjetri më i vogël, që ishte marrë nga varrezat. Nga Z.R. është konfiskuar edhe automjeti, ndërsa pronarja e bustit ka bërë identifikimin. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin