AA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë idenë e qeverisë britanike për të njohur një shtet palestinez.
“Nuk pajtohem me kryeministrin në këtë pikë”, deklaroi Trump ditën e djeshme gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Megjithatë, ai theksoi se kjo ishte “një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi”.
Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar po shqyrton seriozisht mundësinë e njohjes së një shteti palestinez. Në fillim të shtatorit, qeveria britanike premtoi se do të ndërmerrte këtë hap nëse Izraeli nuk do të merrte “masa thelbësore” për përmirësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës.
Nga ana tjetër, kritika ndaj kësaj nisme ka ardhur edhe nga Gjermania. Markus Söder, kreu i partisë kristian-sociale (CSU), ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë sanksione të mundshme ndaj Izraelit për veprimet e tij në Gazë.
“Unë gjithashtu refuzoj propozimet e Komisionit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Izraelit”, u shpreh Söder për gazetën gjermane Münchner Merkur.
“Partia CSU nuk do të pajtohet me sanksione apo me një njohje të njëanshme të shtetit palestinez, as edhe në nivel federal”, shtoi ai. Söder theksoi se është i hapur ndaj kritikave të drejta për qeverinë izraelite, por sipas tij, “ndershmëria nuk duhet të errësojë miqësinë” mes Gjermanisë dhe Izraelit.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin